Ten Hag s’kursen lëvdatat për Casemiro: Ishte i shkëlqyer, klubi kishte nevojë për dikë sikur ai
Erik ten Hag s’ka kursyer lëvdatat për mesfushorin brazilian, Casemiro. Casemiro iu bashkua skuadrës së Manchester United gjatë merkatos së verës dhe dje bëri paraqitjen më të mirë me fanellën e United. Pas ndeshjes, disa komente për lojtarin dha edhe trajneri Erik ten Hag, i cili tha se lojtari ia ka dëshmuar klubit që kishin…
Sport
Erik ten Hag s’ka kursyer lëvdatat për mesfushorin brazilian, Casemiro.
Casemiro iu bashkua skuadrës së Manchester United gjatë merkatos së verës dhe dje bëri paraqitjen më të mirë me fanellën e United.
Pas ndeshjes, disa komente për lojtarin dha edhe trajneri Erik ten Hag, i cili tha se lojtari ia ka dëshmuar klubit që kishin nevojë për dikë sikur ai.
“E shihni se sa i rëndësishëm është një lojtar sikur ai për skuadrën, ai ishte i shkëlqyer dhe performanca e tij tregoi se klubi kishte nevojë për dikë sikur ai”, ka thënë Ten Hag, përcjell lajmi.net.
“Ai po e tregon këtë në ndeshjet e fundit, po tregon çfarë mund të bëjë për skuadrën”, shtoi holandezi.
Casemiro dhe Fred kanë filluar të gjejnë ritmin e tyre që e kanë te kombëtarja e Brazilit. Dyshja po bëjnë mirë tani edhe te ‘Djajtë e Kuq’. /Lajmi.net/