Ten Hag e do Frenkie de Jong te Man United – ‘Djajtë e Kuq’ i ofrojnë Barcës dy lojtarë për të

Manchester United dhe Barcelona mund të përfshihen në një mega-shkëmbim gjatë merkatos së verës.

Sport

25/04/2022 22:06

Skuadra e United po planifikon lëvizjet e reja për merkaton, pas arritjes së marrëveshjes me Erik ten Hag.

Thuhet se United duan t’i plotësojnë trajnerit dëshirën e tij dhe janë gati t’i ofrojnë Barcelonës dy lojtarë për kartonin e tij, përcjell lajmi.net.

Marcus Rashford dhe Alex Telles janë dy lojtarët që mund të shkojnë drejt ‘Camp Nou’, për t’i hapur rrugë kalimit të Frenkie de Jong në ‘Old Trafford’.

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, dhe Telles plotëson atë profil.

Po ashtu, aftësitë e Rashford që të luajë në secilën pjesë të sulmit e bëjnë lojtarin tërheqës. Mbetet të shihet nëse do të ketë një finalizim të këtyre lëvizjeve. /Lajmi.net/