Temperaturat e larta në Pallatin e Drejtësisë, Gjykata Themelore në Prishtinë redukton orarin e punës dhe ndërmerr masa të tjera
Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të temperaturave të larta brenda Pallatit të Drejtësisë ka ndërmarrë disa masa. Kjo Gjykatë ka vendosur që: Të reduktoj orarin e punës nga ora 08:00-14:00. Shërbimet administrative do të mbeten funksionale edhe pas orës 14.00, vetëm me staf të kufizuar, sipas rotacionit të përcaktuar nga udhëheqësit përkatës. Seancat gjyqësore…

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të temperaturave të larta brenda Pallatit të Drejtësisë ka ndërmarrë disa masa.
Kjo Gjykatë ka vendosur që:
- Të reduktoj orarin e punës nga ora 08:00-14:00.
- Shërbimet administrative do të mbeten funksionale edhe pas orës 14.00, vetëm me staf të kufizuar, sipas rotacionit të përcaktuar nga udhëheqësit përkatës.
- Seancat gjyqësore të cilat janë të caktuara pas orës 14.00, do të zhvillohen sipas orarit të paraparë, përveç rasteve kur gjyqtari i rastit apo trupi gjykues vlerëson se kushtet e punës nuk e lejojnë mbajtjen e tyre.
- Stafi i Gjykatës Themelorë në Prishtinë, të cilët janë të diagnostifikuar me sëmundje kronike lirohen nga puna nga ora 12.00.
- Këto masa janë të përkohshme dhe do të vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme, duke mundësuar zgjatjen apo ndryshimin e tyre, varësisht nga zhvillimet klimatike dhe vlerësimet e menaxhmentit të gjykatës.
- Masat e aplikuara do të zgjasin deri më date 25.07.2025, me mundësi rishikimi.
Sqarim shtesë:
Këto masa të përkohshme janë ndërmarr si pasoje e kushteve të renduara të punës në objektin e Pallatit të Drejtësisë si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së klimatizimit e me qëllim të mbrojtës së shëndetit të stafit dhe palëve pjesëmarrëse në procedurë.