Temperaturat e larta, ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda nga ora 11:00 deri në 17:00

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale. Zv.minstri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se vendimi është marrë për shkak te temperaturave të larta. “Të dashur qytetarë, Për shkak të temperaturave të larta…

Lajme

22/07/2025 14:15

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.

Zv.minstri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se vendimi është marrë për shkak te temperaturave të larta.

“Të dashur qytetarë, Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë kemi marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.

Ndalesa vlen nga ora 11:00 e deri në 17:00, duke filluar nga nesër me 23 korrik e deri me 28 korrik”, ka pohuar Durmishi.

Ai thotë se ky vendim mund të ndryshohet varësisht nga kushtet klimatike gjatë ditëve në vijim.