Temperaturat arrijnë në 40 gradë, gruaja fërgon vezët në diell (Video)

Duket se kur është tepër nxehtë ju mund të fërgoni vezë shumë lehtë vetëm nga nxehtësia e diellit.

Fun

23/07/2015 17:50

Një grua, pasi që temperaturat arritën në 40 gradë C në Gjibraltar, vendosi që të provojë diçka të çuditshme.

Naomi Abudaham, e cila jeton në territorin e jashtëm anglez të bregdetit jugor të Spanjës, i përgatiti të dashurit të saj darkën thjeshtë duke lënë tiganin në diell, transmeton Lajmi.net.

Ajo e la tiganin aty derisa u nxeh mirë dhe më pas theu vezët në të dhe ato filluan menjëherë që të fërgohen.

Shikojeni videon: