Temperatura -53.2 gradë: Jeta në qytetin e akullt, aty ku ngrin gjithçka

Një spektakël unik dimëror është vënë në skenë në qytetin më ftohtë të Kinës, Huzhong, ku temperaturat shkuan deri në minus 53.2 gradë Celsius.

Fun

24/12/2019 23:36

Qytetarë të shumtë hodhën ujë të nxehtë në ajër , i cili kthehej menjëherë në akull dhe dëborë duke krijuar imazhe mahnitëse. Për shkak të pozicionit gjeografik, Huzhong, përjeton çdo sezon temperatura rekord shumë të ulëta.

Qindra qytetarë u mblodhën bashkë duke formuar shifrat “-53.2 gradë Celsius”, për të festuar Solsticin Dimëror në mënyrë unike, transmeton Gazeta Express.