Televizor 3D pa syze

Kompania Dolby vazhdon me mrekulli. Pasi e prezantoi televizorin e quajtur, Pulsar, që do ta ketë shkëlqimin 40 herë më të madh sesa televizorët normalë, ajo ka ‘goditur’ me diçka tjetër. Në fakt, Dolby ka zbuluar se në CES do ta shfaq televizorin e tij të ri 3D, i cili nuk ka nevojë për syze,…

Auto & Tek

12/12/2013 06:00

Kompania Dolby vazhdon me mrekulli. Pasi e prezantoi televizorin e quajtur, Pulsar, që do ta ketë shkëlqimin 40 herë më të madh sesa televizorët normalë, ajo ka ‘goditur’ me diçka tjetër. Në fakt, Dolby ka zbuluar se në CES do ta shfaq televizorin e tij të ri 3D, i cili nuk ka nevojë për syze, i fabrikuar së bashku me Philips.

Ky televizor e ka të përmirësuar tej mase imazhin dhe e krijon ndjesinë tre-dimensionale të ekranit, pa pasur nevojë për përdorimin e syzeve aktuale, që janë apostafat për këtë punë. Këta televizorë do të jenë gati për shitje brenda një viti dhe do të jenë të ngjashme me ato të modelit 4K.