Televizioni publik spanjoll Kombëtares do t’i referohet si “Federata e Futbollit të Kosovës”
Televizioni publik spanjoll “TVE”, do ta ndërpres transmetimin në momentin kur në ndeshjen me Spanjen do të intonohet himni i Kosovës.

Sport
Komentatorët e televizionit shtetëror spanjoll e kanë të ndaluar ta përmendin fjalën Kosovë gjatë komentimit të ndeshjes, sipas mediave spanjolle, raporton Marca përcjell Klan Kosova.
Takimi Spanjë – Kosovë, do të transmetohet nga televizioni publik spanjoll por me kufizime për shkak se Spanja nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.
Sipas MARCA-s, komentatorët do t’i drejtohen ekipit të Kosovës si “Federata e Futbollit e Kosovës”.
Kjo ndeshje ishte temë e diskutimit për shkak të paralajmërimeve se nuk do të intonohet himni i Kosovës dhe nuk do të vendoset flamuri.
Por, kjo u kundërshtua nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.
Ademi tha në Info Magazine në Klan Kosova se nëse nuk intonohet himni i Kosovës, futbollistët do të kthehen në Kosovë.