Teletubbies rikthehen pas 15 vitesh
“Teletubbies” do të kthehen në televizion pas 15 viteve mungesë.

Fun
Nickelodeon lajmëroi se ka blerë të drejtat e transmetimit të spektaklit për fëmijë të krijuar nga BBC në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Seritë e reja parashikojnë 60 episode nga 12 minuta secila. Ato do të transmetohen në vitin 2016, transmeton RTV 21.
Mes zërave të pranishëm në puntatat e reja është edhe ajo e Jim Broadbent, alias profesori Lumacorno tek “Harry Potter”. Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa e Po, janë gati të bëjnë sërish lojën e përkëdheljeve përmes ekranit të vogël.
Siç është lajmëruar edhe nga kanali për fëmijë i BBC, CBeebies, këto seri do të jenë të mbushura me risi dhe argëtim.
Nickelodeon ka marrë të drejtën e shpërndarjes së 365 episodeve të serive origjinale të prodhuara nga viti 1997 deri në vitin 2001 përmes një shërbimi të ri me abonim mobil.
Nuk dihet nëse do të shfaqet sërish në këto episode vogëlushja Jessica Smith, vajza-diell, e cila tashmë është rritur.