Telefoni që e zbulon ‘passwordin’

Një ekip nga Universiteti i Cambridge ka qenë i aftë ta krijojë një aplikacion që, duke e përdorur mikrofonin dhe kamerën e telefonit, është i aftë ta përshkruajë numrin tuaj sekret (passwordin) apo PIN-in. Programi quhet “PIN Skimmer˝ dhe është provuar në telefonat Android si Nexus S e Galaxy S3. Siç kanë shpjeguar autorët e…

Auto & Tek

21/11/2013 19:00

Një ekip nga Universiteti i Cambridge ka qenë i aftë ta krijojë një aplikacion që, duke e përdorur mikrofonin dhe kamerën e telefonit, është i aftë ta përshkruajë numrin tuaj sekret (passwordin) apo PIN-in.

Programi quhet “PIN Skimmer˝ dhe është provuar në telefonat Android si Nexus S e Galaxy S3. Siç kanë shpjeguar autorët e këtij aplikacioni, kjo mënyrë është bërë për t’i zbuluar përmes zërit, prekjet në ekran, orientimin e telefonit apo imazhet e kamerës, kur të vendoset çelësi në telefon.

Në shumicën e rasteve, sipas BBC, telefoni nuk dështon në gjetjen e ‘çelësit’ tuaj. Nëse ju e huqni tri herë PIN-in, rrezikoni ta humbni numrin, i cili më pas duhet paguar për ta rimarrë.

Por, ‘telefoni i zgjuar’ ua heq këtë problem, duke ua zbuluar numrat. Ideatorët e këtij aplikacioni kanë pasur për qëllim që ta shtojnë sigurinë e klientëve, e cila është një element mjaft i rëndësishëm.