Telefoni me dy ekrana kushton 500 euro

Prodhuesi rus Yota ka njoftuar për nxjerrjen në shitje të telefonit të ri, YotaPhone, që ka dy ekrane, një LCD me ngjyra konvencionale dhe një ekran të dytë elektronik, që e bën më komod leximin e teksteve, librave, shikimin e hartave dhe shumë informacione tjera, duke mundësuar kursimin e energjisë. Telefoni ka dalë në shitje…

Auto & Tek

07/12/2013 09:32

Prodhuesi rus Yota ka njoftuar për nxjerrjen në shitje të telefonit të ri, YotaPhone, që ka dy ekrane, një LCD me ngjyra konvencionale dhe një ekran të dytë elektronik, që e bën më komod leximin e teksteve, librave, shikimin e hartave dhe shumë informacione tjera, duke mundësuar kursimin e energjisë.

Telefoni ka dalë në shitje në tregun evropian për një shumë prej 500 eurosh. Siç ishte njoftuar më herët, telefoni ka specifika mjaf të avancuara. Ekrani me ngjyrë i YotaPhone ka 4,3 inç dhe një rezolucion 1.280 x 729 pikselë.

Në anën e prapme, ekrani ka 640 x 360 pikselë. Do të jetë në dispozicion telefoni i bardhë dhe i zi, varësisht prej preferencës suaj. Sigurisht, kjo është teknologjia më e përparuar ndonjëherë, pasi më herët nuk kishim parë telefona të tillë.