Telefoni i Rozeta Hajdarit në seancë – ministrja në detyrë “hulumton” trungun e një familje në fshatin Tetaj
Seanca e nëntë konstituve e Kuvendit të Kosovës pritet të filloj edhe pak minuta, ndërsa deputetja e VV-së, Rozeta Hajdari merret me krejt diçka tjetër. Në telefonin e saj ajo hap një file në Word ku shkruan trungu i një familje në Pejë. “Trungu familjar nga fshati Tetaj, Nikaj – Mertur: Tre vllazën: Ukë Ndreu…

Lajme
Seanca e nëntë konstituve e Kuvendit të Kosovës pritet të filloj edhe pak minuta, ndërsa deputetja e VV-së, Rozeta Hajdari merret me krejt diçka tjetër.
Në telefonin e saj ajo hap një file në Word ku shkruan trungu i një familje në Pejë.
“Trungu familjar nga fshati Tetaj, Nikaj – Mertur: Tre vllazën: Ukë Ndreu (ose Ukë Meli), Ul Ndreu, Kol Ndreu..”, shkruan aty.
Si duket ajo nuk është shumë e merakosur në lidhje me konstituimin e Kuvendit.
Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancat e para konstituive të Kuvendit iu fotografoheshin telefonat nga gazetarët ku u panë biseda të shumta për sigurimin e votave.
Pas kësaj, ata kujdeseshin që të ktheheshin me fytyrë nga gazetarët për t’i shpëtuar këtyre fotografimeve.