Telefoni i mençur mund ta zëvendësojë çelësin e hotelit

Ky është vizioni i një hoteli që ka në plan t’ua dërgojë vizitorëve çelësat digjitalë në telefona, nëpërmjet një aplikacioni. Në vend se vizitorët të ndalen në hollë dhe të bëjnë kontroll në mënyrë tradicionale, ata do ta anashkalojnë këtë rutinë dhe do të shkojnë direkt në dhomat e tyre. Starwood Hotels & Resorts, e…

Auto & Tek

24/02/2014 13:23

Ky është vizioni i një hoteli që ka në plan t’ua dërgojë vizitorëve çelësat digjitalë në telefona, nëpërmjet një aplikacioni.

Në vend se vizitorët të ndalen në hollë dhe të bëjnë kontroll në mënyrë tradicionale, ata do ta anashkalojnë këtë rutinë dhe do të shkojnë direkt në dhomat e tyre.

Starwood Hotels & Resorts, e cila zotëron më shumë se 1,150 hotele në gati 100 vende, planifikon të debutojë me sistemin e ri në tre muajt e ardhshëm, në dy nga hotelet e saj.

Në Harlem të New York’ut dhe në Cupertino, California. Cupertino është shtëpi e selisë së Apple. Nëse gjithçka shkon mirë, kompania thotë se mund të sjell këtë funksion në të gjitha hotelet e saja.