Telefonat më të shitur në histori

Sipas IDC, shitjet e telefonave në vitin 2013 e kanë kaluar numrin një miliard, që nënkupton rritje prej 40 për qind në krahasim me vitin 2012. Gjithashtu, sipas njoftimeve, çmimi i telefonave është në rënie çdo ditë e më shumë, kështu që në vitin 2014 ata do të bien për 13 për qind. Në bazë…

Auto & Tek

01/12/2013 07:00

Sipas IDC, shitjet e telefonave në vitin 2013 e kanë kaluar numrin një miliard, që nënkupton rritje prej 40 për qind në krahasim me vitin 2012. Gjithashtu, sipas njoftimeve, çmimi i telefonave është në rënie çdo ditë e më shumë, kështu që në vitin 2014 ata do të bien për 13 për qind.

Në bazë të statistikave, megjithatë janë vetëm 55 për qind e telefonave të shitur në mbarë botën. Historia e telefonave mobil daton nga vitet e 90-ta. Në atë kohë, as që kemi mundur ta imagjinojmë se Apple do të mund ta fabrikonte një teleofon, e aq më pak që Nokia do t’i thyente të gjitha rekordet dhe se do të ishte dominues i shitjes së tyre, që nga viti 1997.

Mirëpo, Nokia ka rënie viteve të fundit. Në vitin 2012 ky gjigant i teknologjisë ka mbetur pa i shitur plot 3 milionë kopje të Nokia Lumia 920. Për këtë, është më shumë se interesante që ta shohim një klasifikm të bërë nga Wikipedia, që tregon për telefonat më të shitur në histori dhe kompanitë që kanë shitur më së shumti ‘smartphone’.

Gjatë këtyre 15 vjetëve ka dominuar absolutisht Nokia. Kjo kompani ka shifra spektakolare prej 180 milionë shitjesh në vitin 2003, ndërsa në vitin 2008 kishte shitur 475 milionë telefona.

Modeli më i njohur në botë i tyre ishte Nokia 1680, që kishte shitur 35 milionë kopje në vitin 2008, njëjtë sa iPhone 3G. Sigurisht, Nokia ka rënie viteve të fundit, duke shitur afro 422 milionë kopje të telefonave në vitet 2011 e 333 milionë në vitin 2012.

Telefoni më i shitur në histori ishte Nokia 1100, i prodhuar në vitin 2003, me 250 milionë kopje. Pas tij vijnë telefonat tjerë nga kjo kompani: Nokia 1110 (150 milionë), Nokia 1200 (150 millionë), Nokia 5230 (150 milionë) e Nokia 1600/1650/1661 (130 milionë).