Teleferiku i Gërmisë që u premtua nga Rama, Sveçla: Në buxhetin e 2026-tës nuk është ndarë asnjë euro për të

Asamblisti i VV-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka reaguar në lidhje me deklaratën e Kryetarit të kësaj Komune, Përparim Ramës në lidhje me teleferikun në Gërmi, që tha se do ta bëjnë. Për këtë, Sveçla ka thënë se në buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2026, që e ka propozuar vetë Rama…

Lajme

08/04/2026 10:31

Asamblisti i VV-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka reaguar në lidhje me deklaratën e Kryetarit të kësaj Komune, Përparim Ramës në lidhje me teleferikun në Gërmi, që tha se do ta bëjnë.

Për këtë, Sveçla ka thënë se në buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2026, që e ka propozuar vetë Rama dhe është miratuar nga Kuvendi Komunal, nuk figuron asnjë kod buxhetor për këtë teleferik.

Ai ka thënë se sipas këtij buxheti, nuk është ndarë asnjë euro për studim, hulumtim apo analizë.

“Pra, po flasim për një projekt që promovohet publikisht, por që nuk është i planifikuar financiarisht. Parku Gërmia, i mbrojtur ligjërisht, po mbytet çdo ditë nga lagjet e betonizuara që po e rrethojnë dhe nga kundërmimi i kanalizimit të hapur që derdhet në rrugë, nga Pishina e Gërmisë deri në Taukbashqe. Megjithatë, mbetet ende oaza e vetme e gjelbër e Prishtinës dhe pikërisht për këtë arsye nuk guxon të trajtohet si terren eksperimentesh”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: