Telashe për Celtics, Hayward do të operohet

Nuk ndalen telashet për Gordon Hayward të Boston Celtics.

Sport

11/11/2019 22:07

Ylli i Boston, Gordon Hayward, ka pësuar një tjetër lëndim, i cili pritet ta lë jashtë parketit për disa ndeshje.

Sipas raportimeve të ‘ESPN’, Hayward do t’i nënshtrohet një operacioni, gjatë ditës së sotme, transmeton lajmi.net.

Anëtari i Boston Celtics ka pësuar një thyerje në dorën e majtë.

Mbetet të shihet se sa do të mbetet ai jashtë parketit të NBA. /Lajmi.net/