Telashe në mbrojtjen e Chelsea – ‘Blutë’ shënjestrojnë Romagnolin e Milanit

Chelsea është futur në telashe të mëdha sa i përket fazës defensive të mbrojtjes.

Sport

19/05/2022 13:45

Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger kanë njoftuar se do të largohen nga klubi, kurse në hapa të ngjashëm është edhe Cezar Azpilicueta.

‘Blutë’ kanë filluar të mendojnë për alternativat dhe sipas raportimeve të ‘Metro’, Chelsea po interesohen për nënshkrimin e kapitenit të Milan, Alessio Romagnoli, përcjell lajmi.net.

Romagnoli ka humbur pozitën e titullarit në balotazh me Fikayo Tomori dhe Pierre Kalulu.

Po ashtu, kontrata e italianit me skuadrën e Milan skadon në fund të këtij sezoni.

Chelsea po synon ta marrë lojtarin si transferim të lirë. /Lajmi.net/