Teknologjia në film

Nga viti 1997, Akademia e Arteve dhe Kinematografisë ndan nga një çmim të veçantë Oscar për efektet më të mira. Dhe, nëse i kombinoni në mënyrë kronologjike disa nga skenat e filmave që e kanë marrë këtë çmim, ju do ta keni një histori të mirë të efekteve speciale në kinema. Dhe, kjo është ajo…

Auto & Tek

01/02/2014 14:33

Nga viti 1997, Akademia e Arteve dhe Kinematografisë ndan nga një çmim të veçantë Oscar për efektet më të mira.

Dhe, nëse i kombinoni në mënyrë kronologjike disa nga skenat e filmave që e kanë marrë këtë çmim, ju do ta keni një histori të mirë të efekteve speciale në kinema.

Dhe, kjo është ajo që ka bërë krijuesi Nelson Carvajal, që përmes kësaj videoje tregon rrugëtimin e efekteve të para të realizuara për filmin mitik Star Wars apo Supermen, ku efektet ishin totalisht të botës analoge.

Ndërsa, me kalimin e kohës, u bë një hap i rëndësishëm, duke u futur teknokogjia digjitale në filmat si Abyss, deri tek krijimet mahnitëse më të fundit si filmi Avatar.

Video zgjat rreth 5 minuta dhe demonstron skenat e filmave fitues të këtij çmimi, të renditur vit vit pas viti, nga 1977.

Nëse ka diçka të veçantë është se si disa prodhime të viteve të teknologjisë analoge, mbahen çuditërisht ende në fuqi.