Teknikat e vetme që funksionojnë për rritjen e penisit

Nëse ju keni një penis të vogël, ju me gjasë të madhe keni kërkuar ndonjëherë në Google për teknikat e rritjes së penisit.

Lifestyle

16/06/2019 22:55

Për të ndihmuar klasifikimin në mes faktit dhe fiksionit, Francis Tilley, kirurge estetike ka treguar se cilat nga teknikat funksionojnë për rritjen e penisit, transmeton lajmi.net.

Pajisjet me vakuum

Siç sugjeron emri i tyre, pompat me vakuum janë pajisje që janë të vendosura në penis, përpara se të pompohen për të krijuar një vakum.

Ndërsa ky veprim tërheq gjakun në penis, duke e bërë atë të bymehet, ndryshimet janë vetëm të përkohshme.

Jelqing

Metoda e krijimt të presionit nëpërmjet gishtit tregues dhe të mesëm është më se i njohur, ndonëse jo i efektshëm.

Tilley tregon se një metodë e tillë ndalon rrjedhjen e gjakut, duke çuar në rrezik të amputimit të tij.

Sidoqoftë, metoda e vetme efikase sipas kirurges mbetet ndërhyrja kirurgjike në zonën intime. /Lajmi.net/