Tejkaloi shpejtësinë, 19-vjeçarit gjobitet dhe i merret patentë shoferi
Policia e stacionit në Ferizaj ka ndaluar shoferin K. S., 19 vjeç, i cili në rrugën “Rexhep Bislimi” ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Ai po drejtonte një veturë VW Golf me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 92 km/h. Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar…

Lajme
Policia e stacionit në Ferizaj ka ndaluar shoferin K. S., 19 vjeç, i cili në rrugën “Rexhep Bislimi” ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Ai po drejtonte një veturë VW Golf me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 92 km/h.
Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj.
Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.