Teg Hag ka një kusht për Manchester United

Erik Ten Hag u ka kërkuar drejtuesve të Manchester United që edhe ai të jetë i përfshirë në planet e klubit për të ardhmën.

Sport

08/04/2022 11:23

Strategu holandez është shumë i përfolur për ta marrë drejtimin e “Djajve”.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, parakusht që kjo marrëveshje të arrihet është involvimi i 52-vjeçarit në planet e klubit, në mënyrë që skuadra më e trofeshme angleze të rikthehet në garë për titull, shkruan lajmi.net.

Njëra ndër çështjet në të cilat ngulmon Hag janë transferimet, për çka kërkon liri në përzgjedhjen e lojtarëve që iu përshtaten skemave të tij.

Hag aktualisht është duke e drejtuar skuadrën e Ajax e cila gjendet në pozitën e parë me 69 pikë. /Lajmi.net/