Teatri Kombëtar i Kosovës anulon shfaqjen në shenjë solidarizimi pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë

Teatri Kombëtar i Kosovës ka anuluar shfaqjen e sotme.

ShowBiz

17/05/2020 15:35

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është shembur Teatri Kombëtar në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Në 100 vjetorin e saj të dytë të shpalljes Kryeqytet, Tirana ka hedhur sot themelet për t’i dhënë komunitetit të artistëve, aktorëve, regjisorëve, por edhe qytetarëve artdashës, një shtëpi të re arti dhe kulture, Teatrin e Ri Kombëtar.

Pas këtij vendimi ka pasur reagime të shumta, e në shenjë solidarizimi, Teatri Kombëtar i Kosovës ka anuluar shfaqjen e sotme.

“Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj. Teatri ka eksituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë”, thuhet në njoftimin e tyre zyrtar./Lajmi.net/

Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i…

Gepostet von Teatri Kombëtar i Kosovës am Sonntag, 17. Mai 2020