Teatri i Gjilanit anulon shfaqjen e Mehmet Krajës në shenjë respekti për regjisoren e ndjerë

Teatri i Gjilanit ka anuluar shfaqjen në shenjë respekti për regjisoren e ndjerë, Arzana Kraja.

ShowBiz

13/11/2019 15:19

Drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi ka njoftuar se për shkak të vdekjes së regjisores Arzana Kraja, teatri i këtij qyteti do të anulojë shfaqjen “Im atë donte Adolfin” të autorit Mehmet Kraja, shkruan lajmi.net.

Shfaqja ka qenë e paraparë të mbahet sot, por, në shenjë respekti për të ndjerën, e cila ishte vajza e Mehmet Krajës, ajo është anuluar.

“Në emër të të gjithë artistëve të Teatrit të Gjilanit, me rastin e vdekjes së regjisores Arzana Kraja, i shprehim ngushëllimet tona më të thella gjithë familjes Kraja dhe gjithë komunitetit artistik në këtë kohë të vështirë. Zemrat tona janë me familjen dhe të gjithë të tjerët. Në shenjë respekti, anulohet sot shfaqja e Teatrit të Gjilanit “Im atë donte Adolfin” e autorit Mehmet Kraja, regjia: Ilir Bokshi. Lamtumirë, Arzana!”, thuhet në njoftimin e drejtorit Erson Zymberi.

Kujtojmë se Arzana Kraja është gjetur e vdekur sot (e mërkurë) në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. /Lajmi.net/