Të vjella dhe çorientim nga iOS7

Duket që shfrytëzimi i iOS 7 tek disa përdorues është duke shkaktuar marramendje, çorientim dhe vertigo, për shkak të efekteve vizuale që i ka iOS7 dhe kjo nuk mund të ndryshohet në pajisje.

Auto & Tek

28/09/2013 16:45

Duket që shfrytëzimi i iOS 7 tek disa përdorues është duke shkaktuar marramendje, çorientim dhe vertigo. Fatkeqësisht kjo është e vërtetë, për shkak të efekteve vizuale që i ka iOS7 dhe kjo nuk mund të ndryshohet në pajisje.

Programi i fundit nga Apple iOS7, i cili është përditësuar në Iphone dhe Ipad ka ndërruar pamjen vizuale dhe punën me sistem operativ nga iOS6. Duke inkorporuar shumë efekte dhe animacione të ndryshme në iOS7, tanimë janë duke arritur ankesa se ky sistem operativ po shkakton efekte anësore të dëmshme për një pjesë të shfrytëzuesve.

Për një grup të vogël njerëzish kjo me të vërtetë është serioze.

Një shfrytëzues është ankuar për çorientim dhe simptome tjera të marramendjes. “Unë e përdora iPhonin vetëm për 20 minuta dhe tash më vjen për të vjellë nga marramendja”.

Një tjetër problem është se nuk mund të ktheni versionin e vjetër iOS6 në iPhone ose Ipad pasi të keni kaluar në iOS7, është rruge një drejtimëshe. Çka mund të bëni është të zvogëloni këtë veprim vizual që ju pengon duke klikuar në Settings>General>Accessibility dhe Reduce Motion, duke e aktivizuar këtë.

Kjo nuk do ta eliminojë problemin por vetëm do ta zvogëlojë atë duke i rregulluar disa efekte vizuale.