Të varur nga hitet e vjetra shqipe! Kështu këngëtarët e rinj po i “dhezin” këngët e tyre

Muzika shqipe njihet për ekzistencën e saj qe shumë vite.

ShowBiz

28/04/2018 20:58

Shumë emra tashmë të njohur kanë kontribuar që kjo muzikë të ketë gjithmonë vlera dhe të mos ‘vdes’ kurrë, shkruan lajmi.net

E se disa nga këngët ka qenë dhe do mbeten hite, përpos rezistimit në kohë, e ka dëshmuar edhe transformimi i tyre në versionin modern.

Një nga të parat që e ka bërë këtë gjë është Era Istrefi.

Era në vitin 2014 ka lansuar këngën ‘E dehun’ që është versioni i ri i këngës me titull të njëjtë të këngëtares Nexhmie Pagarusha. Kënga e Erës u pëlqye shumë dhe ishte një frymë e re në tregun muzikor, duke i hapur rrugë edhe shumë emrave tjerë të bënin një gjë të tillë.

YouTube player
YouTube player

Pas Erës, pas dy vitesh, reperi MC.Kresha lansoi këngën e tij Era. Edhe ai si këngëtarja Istrefi, kishte përdorë pjesë nga kënga e njohur shqipe e titulluar ‘Era’ e që këndohej nga ‘Gjurmët’.  Edhe projekti i Kreshës u pëlqye shumë, duke mbledhur shumë klikime në kanalin Youtube.

YouTube player
YouTube player

E transformimi i këngëve të vjetra u bë më së shumti këtë vit, përkatësisht këtë verë. Në qershor u publikua kënga ‘Simpatia’ nga Lumi B dhe Dhurata Dora. Dyshja kanë ripërtrirë hitin e Edona Llalloshit dhe Memlit po me të njëjtin titull. Si kënga origjinale, edhe ky version u prit mjaft mirë.

YouTube player
YouTube player

Në të njëjtin muaj, edhe reperi Capital T bëri një gjë të tillë. Ai me 24 qershor në tregun muzikor nxori këngën ‘Hatixhe’ një version shumë interesant i kësaj kënge i kënduar nga shumë emra e që daton që moti në reportuarin e muzikës shqipe. ‘Hatixhe’ e Capital-it vazhdon të jetë akoma shumë e dëgjuar, shkruan lajmi.net

YouTube player
YouTube player

Me një version të këtij lloji pati ardhur edhe reperi Gent Fatali. Ai ditë më parë ka publikuar këngën ‘Rakia’ e cila është e bazuar te kënga ‘Jam dehë me raki’ e këngëtarit Shkelzen Jetishi. Edhe Genti ka nxjerrë diçka shumë interesante e që po pëlqehet.

YouTube player
YouTube player

Pas Gentit, është radha e këngëtarit Trimi ai i cili do ta sjellte këngën ‘Lule Blini’ që në fakt është përzirje me këngën po të njëjtit emër të Fatmire Breçanit, zëri i të cilës dëgjohet në refrenin e këngës. Duke qenë se është këngë e njohur, ky detaj bëri që edhe kënga e Trimit të pëlqehet.

YouTube player
YouTube player

Javët e fundit janë lëshuar edhe tri projekte muzikore që përmbajnë pjesë të këngëve të njohura shqipe.

E para është kënga e Adrianit dhe Onatit ‘Lujmi Krejt’. Kjo këngë në vete përmban shumë ritëm por pëlqimin më të madh e merr pjesa “Lujmi lujmi o durt e holla” që është një këngë që këndohet nga shumë këngëtarë të muzikës popullore e që daton shumë moti.

YouTube player
YouTube player

Kënga tjetër e dytë e publikuar javën e kaluar është “Syzeza” e Ghulos dhe Xhavit Avdyli. Refreni i këngës është ajo e këngës ‘N’drrasë të vegut’ që po ashtu këndohet nga shumë këngëtarë të njohur të skenës por me përzirjen e zhnarit të ri, ka sjell shumë atraktivitet të kënga.

YouTube player
YouTube player

Dhe e fundit deri më tani është kënga e Bloody-Gajde G e cila duke u nisur nga titulli kuptohet se bëhet fjalë për këngën tejet të njohur ‘Gajdexhiu’ të cilën e këndon edhe Zanfina Ismaili!

YouTube player
YouTube player

Ky trend i ri i muzikës shqipe përpos që ka risjellur freski në tregun muzikor, është një fakt tjetër se vlerat artistike duhet ruajtur, kujtuar dhe transformuar gjithmonë, duke mos ia humbur thelbin e krijimit!/Lajmi.net/

(Erdonit Hoxha)