Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik

Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës. Me këtë bëhet e ditur se nga ora 15:00 deri në ora 16:00 do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të…

Lajme

22/11/2024 16:00

Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Me këtë bëhet e ditur se nga ora 15:00 deri në ora 16:00 do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë, e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë që nesēr ( E shtunē) mē datën 23.11.2024, në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin.

Nga ora 15:00 deri në ora 16:00. /Lajmi.net/