Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia gjenë armë tjera në shtëpi e lokali- Njëri nga të dyshuari ende në arrati

Një rast i armëmbajtjeve pa leje u raportua mbrëmë në Prishtinë. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit është kontrolluar një shtëpi, disa lokale dhe persona që gjendeshin aty nën dyshimin se kishin pasur të shtëna me armë zjarri gjatë vikendit. “Si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar:  një pistoletë, një pushkë gjuetie, 126…

Lajme

27/11/2024 10:16

Një rast i armëmbajtjeve pa leje u raportua mbrëmë në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit është kontrolluar një shtëpi, disa lokale dhe persona që gjendeshin aty nën dyshimin se kishin pasur të shtëna me armë zjarri gjatë vikendit.

“Si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar:  një pistoletë, një pushkë gjuetie, 126 gëzhoja të kalibrave të ndrysëm dhe 14 copë gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Po ashtu u tha se i dyshuari mashkull kosovar pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull i cili dyshohet se posedon armë zjarri është në kërkim policor.

Rasti në procedurë hetimore./Lajmi.net/