Të shtëna në Tel Aviv, shërbimet e urgjencës izraelite raportojnë për tetë të vrarë
Tetë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm me të shtëna në Tel Aviv, kanë njoftuar shërbimet e urgjencës së Izraelit, Magan David Adom (MDA). Policia tha se ngjarja tashmë është nën kontroll. Bëhet e ditur se autoritetet kanë “neutralizuar” dy sulmues që i kanë përshkruar si “terroristë”, shkruan CNN.…
Bota
Tetë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm me të shtëna në Tel Aviv, kanë njoftuar shërbimet e urgjencës së Izraelit, Magan David Adom (MDA).
Policia tha se ngjarja tashmë është nën kontroll.
Bëhet e ditur se autoritetet kanë “neutralizuar” dy sulmues që i kanë përshkruar si “terroristë”, shkruan CNN.
Mjekët izraelitë thanë se ata trajtuan të paktën shtatë persona të plagosur në vendngjarje.
Shërbimi kombëtar i emergjencës i Izraelit thotë se sulmi ka ndodhur pranë një stacioni hekurudhor në Jaffa.
Ndryshe, së fundmi Irani ka sulmuar Izraelin me afro 200 raketa.
Sulmi ka bërë që qytetarët të ikin nga ambientet e hapura dhe të kërkojnë strehim. /Telegrafi