​Të shtëna në SHBA, ka të vdekur e të plagosur

Tre persona mbetën të vrarë dhe 15 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën sot në shtetin amerikan Nju Meksiko. Të shtënat kanë ndodhur në një park në Las Cruces, njoftoi policia e këtij qyteti në rrjetet sociale. Askush nuk është arrestuar, por policia tha se “po ndjekin në mënyrë aktive pista…

Bota

22/03/2025 20:58

Tre persona mbetën të vrarë dhe 15 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën sot në shtetin amerikan Nju Meksiko.

Të shtënat kanë ndodhur në një park në Las Cruces, njoftoi policia e këtij qyteti në rrjetet sociale.

Askush nuk është arrestuar, por policia tha se “po ndjekin në mënyrë aktive pista të shumta”.

Policia ka konfirmuar se dy 19-vjeçarë dhe një 16-vjeçar u vranë nga të shtënat në një takim të entuziastëve të veturave sportive të modifikuara.