Të shtëna në Mostar , një person doli dhe shtiu në drejtim të policisë

Një mashkull ka dalë në rrugë dhe ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policisë. Ai është ndaluar dhe arma i është konfiskuar, ka thënë një polic nga qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Mostar.

Lajme

26/06/2015 18:05

Nuk ka pasur të lënduar në këtë incident që ka ndodhur në rrugën Lopold Mandiq, kanë konfirmuar zyrtarë nga policia, raportojnë mediat boshnjake, transmeton lajmi.net

Ai ka filluar të gjuaj me armë zjarri në drejtim të policisë në rrugën e lartpërmendur, me të cilin rast zbrazi 20 plumba. Pasi që policia doli në vendin e ngjarjes i dyshuari ka filluar të ikë.

Ai kishte gjuajtur në ajër, ndërsa policët kanë arritur ta arrestojnë përpara një kompleksi të ndërtesave, në të cilin vend ai gjuajti në drejtim të policisë. Pjesëtarë të policisë speciale kanë shfrytëzuar rastin kur ai është treguar i pakujdesshëm, dhe e kanë arrestuar. (lajmi.net)