Të shtëna me kallashnikov në një aheng familjar në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në fshatin Budakovë të Suharekës, pasi dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:00 dhe rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Të shtëna me armë zjarri”. Policia njoftoi se…

Lajme

19/07/2026 09:05

Një person është arrestuar në fshatin Budakovë të Suharekës, pasi dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:00 dhe rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Të shtëna me armë zjarri”.

Policia njoftoi se “është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që kishte shtënë disa herë me armë zjarri në një aheng familjar”.

Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar një armë automatike AK-47 dhe pesë gëzhoja.

“Arma AK-47 dhe pesë gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Lajmi.net/