Të shtëna me armë zjarri- Policia gjermane vret një person të dyshimtë pranë konsullatës izraelit në Mynih
Policia gjermane ka qëlluar për vdekje një burrë gjatë një shkëmbimi të të shtënave me armë zjarri pran konsullatës izraelite dhe një muzeu historik nazist në Mynih mëngjesin e sotëm. Kjo është konfirmuar nga ministri i Brendshëm gjerman, Joachim Herrmann. “Ishte një person mashkull dhe ne e dimë se ai ka vepruar këtu me një…
Bota
Policia gjermane ka qëlluar për vdekje një burrë gjatë një shkëmbimi të të shtënave me armë zjarri pran konsullatës izraelite dhe një muzeu historik nazist në Mynih mëngjesin e sotëm.
Kjo është konfirmuar nga ministri i Brendshëm gjerman, Joachim Herrmann.
“Ishte një person mashkull dhe ne e dimë se ai ka vepruar këtu me një armë të llojit të gjatë”,tha njëri nga zëdhënësi e policisë në Mynih.
“Për shkak të ndërhyrjes së policisë, autori u ndalua dhe me siguri vdiq në vendin e ngjarjes”, deklaroi Herrmann.
Sipas policisë gjerman nuk raportohet për indikacione apo incidente të tjera në kryeqytetin e shtetit bavarez, transmeton lajmi.net.
Ministria e Jashtme izraelite raportoi se konsullata e tyre është mbyllur sot në përkujtim të sulmit të ndodhur gjatë Lojërave Olimpike të Mynihut në vitin 1972.
Kurse ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser e përshkroi të si incident të rëndë, por nuk pranoi të deklarohet më tepër rreth rrethanave.
“Mbrojtja e objekteve izraelite ka përparësinë kryesore”, tha ajo.
Policia kishte njoftuar më herët se një operacion i madh ishte duke u zhvilluar në përgjigje të një incidenti dhe kërkoi nga qytetarët që të shmangnin zonën përreth.
Po ashtu një helikopter ishte vendosur për të ofruar një pasqyrë të qartë të situatës./Lajmi.net/