Të shtëna me armë zjarri, plagosen tre persona në Deçan
Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Deçan. Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë. Rasti është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Policia e Kosovës, më saktësisht zëdhënësi i rajonit të Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është…
Lajme
Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Deçan.
Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë.
Rasti është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Policia e Kosovës, më saktësisht zëdhënësi i rajonit të Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë, një karikator dhe nëntë fishekë.
“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës”, deklaroi ai.
“Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”./Lajmi.net/
![]()