Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës.
Nuk raportohet për të lënduar.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/