Të shtëna me armë zjarri në Pejë, një person ishte cak i sulmit – i dyshuari në arrati
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në rrugën “Wesley Clark” në Pejë, ku një person ka qenë cak i sulmit. Lajmi.net e ka konfirmuar rastin, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, nga incidenti nuk ka persona të lënduar. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se rasti është raportuar rreth…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në rrugën “Wesley Clark” në Pejë, ku një person ka qenë cak i sulmit.
Lajmi.net e ka konfirmuar rastin, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, nga incidenti nuk ka persona të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 11:50.
“Sot rreth orës 11:50, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Wesley Clark’ në Pejë ka të shtëna me armë, Policia menjëherë ka shkuar në atë lokacion, aty është takuar viktima i cili është sulmuar por fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar”, tha Rugova.
Sipas tij, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është vënë në kërkim të tij.
“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në kërkim të personit të dyshuar”, deklaroi Rugova.
Për momentin nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/