Të shtëna me armë zjarri në një mobileri në Qyshk të Pejës, i dyshuari është larguar

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në oborrin e një mobilerie në Qyshk të Pejës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi. Ai ka thënë se identiteti i të dyshuarit dihet por është larguar. “Rasti ka ndodhur rreth orës 10:20. Policia është në vendin e…

Lajme

16/07/2025 12:41

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në oborrin e një mobilerie në Qyshk të Pejës.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se identiteti i të dyshuarit dihet por është larguar.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:20. Policia është në vendin e ngjarjes, janë gjetur disa gëzhoja. Identiteti i të dyshuarit dihet, por është larguar”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/