Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Klinë

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur në fshatin Volljakë të Klinës. Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole me tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit…

Lajme

21/05/2025 11:59

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur në fshatin Volljakë të Klinës.

Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole me tri gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/