Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, policia gjen 15 gëzhoja në oborrin e një të dyshuari

Një person është shoqëruar në polici pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Vershec të Lipjanit. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 28 korrikut 2026, rreth orës 22:30, pasi janë dëgjuar disa krisma nga arma e zjarrit, raporton lajmi.net Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e…

Lajme

29/07/2026 09:18

Një person është shoqëruar në polici pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Vershec të Lipjanit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 28 korrikut 2026, rreth orës 22:30, pasi janë dëgjuar disa krisma nga arma e zjarrit, raporton lajmi.net

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e një të dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar 15 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/