Të shtëna me armë zjarri në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Lipjan. Një person është arrestuar pasi ka tentuar ta sulmoj fizikisht një burrë që ishte në veturë, kur viktima kishte tentuar të largohet, i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të veturës. Pistoleta dhe 48 fishekë janë sekuestruar ndërsa i dyshuari…

Lajme

05/08/2026 09:55

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Lipjan.

Një person është arrestuar pasi ka tentuar ta sulmoj fizikisht një burrë që ishte në veturë, kur viktima kishte tentuar të largohet, i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të veturës.

Pistoleta dhe 48 fishekë janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lipjan / 04.08.2026 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që fillimisht kishte tentuar ta sulmoj fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ishte në veturë, kur viktima kishte tentuar të largohet, i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës. Pistoleta dhe 48 fishekë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/