Të shtëna me armë zjarri në Kosuriq të Pejës, e pëson një kalimtar i rastit, dërgohet për trajtim mjekësor në spital – Policia arreston të dyshuarit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në fshatin Kosuriq të Pejës. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe aty ka gjetur viktimën, i cili ka treguar se ka pasur përleshje fizike me një person, i cili së bashku me një të dyshuar tjetër ka shtënë me armë zjarri, transmeton lajmi.net. Si pasojë…

Lajme

22/07/2026 10:26

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në fshatin Kosuriq të Pejës.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe aty ka gjetur viktimën, i cili ka treguar se ka pasur përleshje fizike me një person, i cili së bashku me një të dyshuar tjetër ka shtënë me armë zjarri, transmeton lajmi.net.

Si pasojë e të shtënave, një kalimtar i rastit ka pësuar gërvishtje dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve dhe ka gjetur një armë zjarri, gëzhojë dhe karikator. Njëri nga të dyshuarit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Raporti i plotë:

Stacioni Policor në Pejë, me datën 21.07.2026, ёshtё njoftuar se nё fshatin Kosuriq-Pejё, ka tё shtёna me armё zjarri.

Policia menjёherё kanё dalë në vendngjarje, ku ёshtё takuar viktima i cili deklaron se ka pasur njё pёrleshje fizike me njё person, i cili së bashku me një të dyshuar tjetër pas pёrleshjes në vendngjarje ka shtёnё me armё zjarri, me ç’rast gёrvishtje ka pёsuar njё kalimtar rasti, i cili ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё për trajtim mjekësor.

Nё vendin e ngjarjes ёshtё gjetur njё gёzhojё, ku me urdhёr tё prokurorit ёshtё bёrё kontroll/bastisje nё shtёpinё e tё dyshuarve.

Gjatё kontrollit janё gjetur dhe janë sekuestruar:

· njё (1) armё,

· njё (1) gёzhojё,

· njё (1) karikator.

Tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, njёri nga tё dyshuarit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr ёshtё liruar nё procedurё të rregullt./lajmi.net/