Të shtëna me armë zjarri në Kamenicë, sekuestrohen 16 gëzhoja dhe tri armë

Policia ka njoftuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Kamenicë, ku janë gjetur 16 gëzhoja. Tri armë janë gjetur gjatë kontrollit të disa personave. Rasti po hetohet. “SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Kamenicë 01.06.2025-21:36. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes me…

Lajme

02/06/2025 10:09

Policia ka njoftuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Kamenicë, ku janë gjetur 16 gëzhoja.

Tri armë janë gjetur gjatë kontrollit të disa personave.

Rasti po hetohet.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Kamenicë 01.06.2025-21:36. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar 16 gëzhoja. Lidhur me rastin gjatë kontrollit të disa personave, tek tre nga ta janë gjetur tri armë. Me vendim të prokurorit armët dhe gëzhojat janë konfiskuar. Rasti nën hetime.”