Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik, arrestohet një person dhe sekuestrohet një AK-47 dhe 35 fishekë

Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi që nga vetura dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri. Në vend ngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një AK-47 dhe 35 fishekë. I dyshuri është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. “Fsh. Bajnic, Kaçanik / 26.04.2026 – 20:08.…

Lajme

27/04/2026 09:22

Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi që nga vetura dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri.

Në vend ngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një AK-47 dhe 35 fishekë.

I dyshuri është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Bajnic, Kaçanik / 26.04.2026 – 20:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga vetura dyshohet se kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një AK-47 dhe 35 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/