Të shtëna me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës, nuk raportohet për të lënduar

Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 17:00 në Hajvali të Prishtinës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai ka thënë se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar. “Rreth orës 17:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada…

Lajme

23/04/2024 22:36

Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 17:00 në Hajvali të Prishtinës.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.

Rreth orës 17:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprtimet e para policore dyshimet janë ngritur se shkrepja ka ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identitetit të të dyshuarve të përfshirë në rast, ndërkohë që po vijon dhe puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.