Të shtëna me armë zjarri në Gllogjan – Arrestohet një person, iu sekuestrohet një armë me karikator

Policia e Kosovës në Deçan, ka njoftuar se kanë pranuar informacion se në Gllogjan të Deçanit, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Ata kanë dal në vendngjarje dhe kanë gjetur disa prova lidhur me këtë rast, ndërsa sot kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin. Atij i janë gjetur dhe sekuestruar një armë…

Lajme

28/10/2025 18:00

Policia e Kosovës në Deçan, ka njoftuar se kanë pranuar informacion se në Gllogjan të Deçanit, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Ata kanë dal në vendngjarje dhe kanë gjetur disa prova lidhur me këtë rast, ndërsa sot kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë Pietro Beretta kal:9mm dhe një karikator i së njëjtës armë.

“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/