Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi në Prishtinë- i dyshuari ikën nga vendi i ngjarjes

Një vrasje në tentativë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë. Viktima mashkull ka njoftuar policinë se në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri -një person me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje në të kaluarën. Pas shikimit të disa kamerave të sigurisë është identifikuar personi i dyshimtë, i cili pas…

Lajme

03/07/2025 09:58

Një vrasje në tentativë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë.

Viktima mashkull ka njoftuar policinë se në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri -një person me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje në të kaluarën.

Pas shikimit të disa kamerave të sigurisë është identifikuar personi i dyshimtë, i cili pas veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime nga njësitë relevante policore./Lajmi.net/