Të shtëna me armë zjarri, dyshohet për vrasjen e një personi në autostradën Fier-Vlorë
Një person është gjetur pa shenja jetë në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Novoselë. Sipas policisë, dyshohet se është qëlluar më armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues 30-vjeçarin, Kristian Marku, i cili ka humbur jetën, raporton Abcnews.al. “Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jetë në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Novoselë.
Sipas policisë, dyshohet se është qëlluar më armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues 30-vjeçarin, Kristian Marku, i cili ka humbur jetën, raporton Abcnews.al.
“Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.