Të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, arrestohet i dyshuari
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot në Klinë, saktësisht në rrugën “Fehmi Agani” në afërsi të një shkolle. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për lajmi.net se i dyshuari është arrestuar. “Sot rreth orës 09:40, policia është njoftuar për të shtëna me armë…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot në Klinë, saktësisht në rrugën “Fehmi Agani” në afërsi të një shkolle.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për lajmi.net se i dyshuari është arrestuar.
“Sot rreth orës 09:40, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Klinë, në afërsi të një shkolle. Personi i dyshuar fillimisht është larguar dhe pas pak kohe, policia ka arritur që ta arrestojë”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/