Të shtëna me armë pranë Kuvendit të Serbisë- plagoset një person dhe digjet një tendë

Të shtëna me armë zjarri pati sot pranë Parlamentit të Serbisë. Një nga bllokuesit serbë ka qëlluar me armë zjarri një person dhe më pas ka djegur njërën prej tendave të vendosura para Parlamentit. 70 vjeçari, Vladan A. është arrestuar nga policia para Kuvendit të Serbisë nën dyshimin se ka qëlluar dhe plagosur 54 vjecarin,…

Lajme

22/10/2025 12:15

Të shtëna me armë zjarri pati sot pranë Parlamentit të Serbisë.

Një nga bllokuesit serbë ka qëlluar me armë zjarri një person dhe më pas ka djegur njërën prej tendave të vendosura para Parlamentit.

70 vjeçari, Vladan A. është arrestuar nga policia para Kuvendit të Serbisë nën dyshimin se ka qëlluar dhe plagosur 54 vjecarin, Milan B.

Mediat serbe thanë se i dyshuari Vladan A, ka hedhur një grusht plumbash në zjarr, transmeton lajmi.net.

E sipas informacioneve i plagosuri në këtë rast Milan B është jashtë rrezikut për jetë.

Prokurori i Prokurorisë së Lartë të Beogradit ka dalë në vendngjarje për të bërë hetimin./Lajmi.net/