Të shtëna me armë në Podujevë e rrahje me shkop: Lëndohet një person, katër të tjerë shoqërohen në polici
Në Podujevë janë dëgjuar të shtëna me armë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se nga ky rast nuk ka persona të lënduar nga arma por se si pasojë e rrahjes një person është lënduar nga një mjet i fort ku…

Lajme
Në Podujevë janë dëgjuar të shtëna me armë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se nga ky rast nuk ka persona të lënduar nga arma por se si pasojë e rrahjes një person është lënduar nga një mjet i fort ku edhe është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Po ashtu lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.
“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor .Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/