Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, plagoset një person
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 04:00 të së shtunës. “Sot rreth orës 04:00 kemi marrë…
Lajme
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 04:00 të së shtunës.
“Sot rreth orës 04:00 kemi marrë informatën për një person të plagosur me armë zjarri, në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë”.
“Personi i plagosur, A.B., mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia, në koordinim me prokurorinë, ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka deklaruar Ahmeti.